SHBA dhe Kina nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes tregtare

Amerika

SHBA dhe Kina nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes tregtare

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:20
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nënshkruan fazën e parë të një marrëveshje tregtare që përfshin masa për të zgjidhur një luftë tregtare dy-vjeçare, por lë disa prej çështjeve më të mprehta të pazgjidhura.

“Marrëveshja eliminon disa tarifa ndëshkuese të SHBA-së për mallrat kineze dhe Pekini është i angazhuar të përfundojë praktikën e tij për të detyruar kompanitë e huaja të zbulojnë teknologjinë e tyre”, sipas përfaqësuesve të tregtisë amerikane.

Sipas marrëveshjes, Uashingtoni thotë se Pekini do të rrisë importet e produkteve të SHBA për të paktën 200 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme. Asnjë nga palët nuk zbuloi detaje të marrëveshjes.

Marrëveshja “fazë e parë” lë tarifat e Uashingtonit për importet kineze në vlerë 370 miliardë dollarë, ndërsa ul detyrimin për disa prej këtyre mallrave nga 15 në 7.5 %.

Analistët thonë se disa nga problemet më të vështira në marrëdhëniet tregtare të SHBA-Kinë mbeten të pazgjidhura.

“Nuk ka gjasa që në këtë marrëveshje të shohim ndonjë dispozitë që adreson problemet kryesore strukturore me Kinën,” tha Jennifer Hillman, një ekspert i tregtisë në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme në New York. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat