Mbyll vajzën e të dashurës në çantë dhe e fsheh në makinë, vogëlushja 1 vjeç gjen vdekjen

Amerika

Mbyll vajzën e të dashurës në çantë dhe e fsheh në makinë, vogëlushja 1 vjeç gjen vdekjen

Më: 18 janar 2020 Në ora: 08:04
Marion Jester-Montoya

Fut vajzën 1 vjeç të së dashurës në një çantë dhe e fsheh në makinë. 27-vjeçari Trevor Rowe, akuzohet për vrasjen e vogëlushes 1-vjeçare Marion Jester-Montoya, duke e lënë të vdiste nga asfiksia brenda në makinë, jashtë zyrës së tij në Texas, SHBA.

Fillimisht Trevor e mori vogëlushen me vete në punë, ndërsa më pas e fshehu brenda një çante në makinë, ku e la për disa orë në diell.

Ai tregoi se shkoi që ta kontrollonte vogëlushen në pushimin e drekës së të mërkurës së 1 janarit dhe shpjegoi se e mitura kishte arritur të dilte nga çanta, por se ai e kishte futur sërish brenda.

“Merrte frymë lirisht, por qante”, tha ai. Rowe hëngri drekën në një fast food aty pranë duke e lënë vajzën sërish në çantë, ndërsa më tej kur në orën 17.00 doli nga puna, vogëlushen e gjeti të pajetë.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë të miturës, vogëlushja u deklarua e vdekur, duke bërë që i riu të arrestohet.

Rowe, të cilit i ishte besuar e mitura nga nëna e saj, rrezikon dënimin me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat