Trump synon prodhimin e energjinë në det të hapur

Amerika

Trump synon prodhimin e energjinë në det të hapur

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar 188,8 milionë dollarë në buxhetin e vitit fiskal 2021, për të zhvilluar dhe menaxhuar energjinë në det të hapur, njoftoi Byroja e Menaxhimit të Energjisë së Oqeanit (BOEM).

Buxheti përfshin eksplorimin e naftës dhe gazit natyror në det të hapur, zhvillimin në det të hapur të energjisë së rinovueshme, menaxhimin e mineraleve detare dhe analizat e bazuara në shkencë.

“Kërkesa e buxhetit të presidentit Trump për vitin 2021 për Departamentin ka të bëjë me investimet në njerëzit tanë dhe tokat publike dhe ujërat”, deklaroi sekretari i brendshëm, David Bernhardt.

“Ai është i përkushtuar për misionin e konservimit dhe krijimin e aksesit publik për amerikanët që të gëzojnë plotësisht thesaret tona kombëtare dhe peizazhet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat