Sekretari Pompeo: SHBA mbetet e angazhuar ndaj aleancës Perëndimore - Bota Sot
Sekretari Pompeo: SHBA mbetet e angazhuar ndaj aleancës Perëndimore

Amerika

Sekretari Pompeo: SHBA mbetet e angazhuar ndaj aleancës Perëndimore

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:36
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo theksoi rolin botëror të SHBA-së ndaj Kinës dhe Rusinë dhe tha se idealet e vlerat e Perëndimit do të mbizotërojnë.

Duke folur në konferencën vjetore të sigurisë që mbahet në Mynih të Gjermanisë zoti Pompeo kërkoi t'i sigurojë partnerët evropianë të shqetësuar nga politika "Amerika e parë" e Presidentit amerikan Donald Trump, parë kjo në raport me qëndrimin ndaj aleancës së NATO-s dhe tarifat për mallrat evropiane.

"Jam i lumtur të njoftoj se ajo që u quajt si vdekja e aleancës transatlantike është ekzagjeruar rëndë. Perëndimi po fiton dhe ne po fitojmë së bashku. Kombet e lira janë thjesht më të suksesshme se çdo model tjetër i provuar në historinë e civilizimit. Qeveritë tona respektojnë të drejtat themelore të njeriut, ato nxisin mirëqënien ekonomike dhe na mbajnë të gjithëve të sigurt", tha ai.

Fjalimi i zotit Pompeo ishte pjesërisht një përgjigje ndaj fjalimit që mbajti një ditë më parë Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën se po shkaktonin mosbesim botëror.

Duke folur menjëherë pas zotit Pompeo, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper akuzoi Pekinin se po zbaton një "strategji të paligjshme" përmes kompanisë së teknologjisë Huawei.

"Qeveria kineze duhet të ndryshojë politikat dhe sjelljet e saj dhe nëse nuk e bën atëherë mbrojtja e sistemit tonë duhet të jetë përparësia jonë kolektive", tha ai.

Zoti Esper theksoi se SHBA nuk dëshiron konflikt me Kinën, por megjithatë, bashkësia ndërkombëtare duhet të "zgjohet" ndaj sfidave që paraqet strategjia "manipuluese e Pekinit ndaj rregullave ndërkombëtarë të vendosurave prej kohësh", siç tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat