Presidenti Trump, kritika për filmin “Parasite” - Bota Sot
Presidenti Trump, kritika për filmin “Parasite”

Amerika

Presidenti Trump, kritika për filmin “Parasite”

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 21:20
Donald Trump

Presidenti Donald Trump u tall me filmin fitues të Oskarit, "Parasite" nga Koreja e Jugut gjatë një tubimi fushate në Kolorado, të enjten. Përveç pakënaqësisë ndaj Akademisë së Filmit që nderoi me çmim filmin koreanojugor, Presidenti Trump gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kanë probleme më Korenë e Jugut në fushën e tregtisë.

Presidenti Trump nuk dukej i kënaqur që filmi "Parasite" hyri në histori, si filmi i parë jo-anglisht që fitoi Çmimin Oskar në kategorinë e filmit më të mirë.

"Sa ngjarje e shëmtuar ishte ceremonia e çmimeve Oskar! A e patë? Fitues ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë kuptimi kishte kjo? Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut në fushën e tregtisë dhe tani u japim atyre çmimin e filmit më të mirë të vitit. Nuk e di nëse filmi ishte i mirë".

Kompania Neon, shpërndarësi i filmit "Parasite" në Amerikë, iu përgjigj Presidentit Trump në Twitter duke thënë "E kuptueshme. Ai nuk di të lexojë."

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In të enjten shtroi një drekë për aktorët dhe regjisorin e filmit.

Filmi, i cili nxjerr në pah kontrastin midis një familjeje të pasur dhe një të varfër në Korenë e Jugut fitoi edhe çmimin si filmi më i mirë i huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat