Regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi në New York

Amerika

Regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi në New York

Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Është shënuar viktima e parë edhe në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet atje bëjnë me dije se viktima është një 82-vjeçare, e cili ndërroi jetë në një spital në New York pasi ishte prekur nga CoVid19 dhe njëkohësisht vuante edhe nga sëmundje të tjera, raporton Foxnews.

Në SHBA numërohen të paktën 2658 të prekur nga Covid 19 ndërkohë që deri më tani janë shënuar 50 viktima.

Vdekja e saj ngre numrin e vdekjeve nga virusi që shkakton Covid-19 në 51 në Shtetet e Bashkuara. Uashingtonit ka raportuar 37 vdekje nga Covid-19.

Kujtojmë se koronavirusi është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat