Koronavirusi/ SHBA, testohet sot te 45 vullnetarë vaksina e re eksperimentale kundër Covid-19

Amerika

Koronavirusi/ SHBA, testohet sot te 45 vullnetarë vaksina e re eksperimentale kundër Covid-19

Më: 16 mars 2020 Në ora: 17:46
Ilustrim

Kjo provë e parë njerëzore, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shmang një prove që sin ë çdo rast tjetër do duhej të bëhej te kafshët e më pas te njëriu.

Sipas BBC, kompania ‘Moderna Therapeutics’ do të testojë sot te një grup prej 45 vullnetarësh një vaksinë eksperimentale kudnër Covid-19. Vaksinimi do të kryhet në ambientet e institutit kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.Vaksina e re nuk ka një virus të dobësuar por ajo përmban një kod gjenetik të padëmshëm të kopjuar nga koronavirusi vrastar.Kjo provë e parë njerëzore, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shmang një prove që sin ë çdo rast tjetër do duhej të bëhej te kafshët e më pas te njëriu.

Por vaksina e re dhe testi i kryer direkt te njëriu shkurton kohën e nxjerrjes së përfundimeve dhe rrjedhimisht edhe kohën e prodhimit.Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virusi i dobësuar ose i vrarë. Por vaksina mRNA-1273 nuk është bërë nga virusi që shkakton Covid-19.Në vend të saj, ai përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga virusi që shkencëtarët kanë arritur ta bëjnë në një laborator.

Kjo shpresohet se do të nxisë sistemin imunitar të trupit për të luftuar infeksionin e vërtetë.Por edhe nëse këto teste fillestare të sigurisë shkojnë mirë, mund të zgjasë ende 18 muaj që çdo vaksinë e mundshme të bëhet e disponueshme për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat