Shkon në 85 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Amerika

Shkon në 85 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Më: 17 mars 2020 Në ora: 09:21
Ilustrim

Ka shkuar në 85 numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa 4,558 persona janë konfirmuar të infektuar deri tani.

Kështu ka njoftuar  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Numri i viktimave ndryshon midis burimeve të ndryshme për shkak të numrit që ndryshon me shpejtësi të rasteve të konfirmuara ditore dhe vdekjeve.

Kishte rreth 4,008 raste të konfirmuara të COVID-19 në 49 shtete të SHBA që nga ora 3:53 të mëngjesit të së hënës, sipas CNN.

Të paktën 70 persona kanë vdekur. Këto totale bazohen në përpilimin e të dhënave nga CNN, nga agjencitë shëndetësore shtetërore dhe vendore dhe Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Nga vdekjet totale të SHBA, 42 janë në Uashington, 10 në New York, 6 në California, 5 në Florida, 3 në Luiziana, 2 në New Jersey dhe një në Colorado etj.

U raportuan gjithashtu për  878 raste të reja në SHBA vetëm të hënën, dhe 17 vdekje brenda ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat