Cuomo: Ventilatorët janë në këtë luftë ato që ishin raketat në Luftën e Dytë Botërore

Amerika

Cuomo: Ventilatorët janë në këtë luftë ato që ishin raketat në Luftën e Dytë Botërore

Nga: E.B Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:53
Andrew Cuomo

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo thotë se shteti ka shumë nevojë për ventilatorë për të luftuar koronavirusin, duke i quajtur ventilatorët "pjesën kryesore të pajisjeve".

Gjatë deklaratës së tij Guvernatori bëri kërkesë për të gjitha Departamentet Shëndetsore që posedonin ventilator nё shitje.

"Nëse ju jeni një strukturë e rregulluar shëndetësore, ne po ju kërkojmë me urdhër të Departamentit të Shëndetësisë që ta ofroni atë ventilator në dispozicion. Ne do ta blejmë atë nga ju. Ju mund ta huazoni atë. Por ne kemi nevojë për ventilatorë", tha ai.

Guvernatori shtoi se kushdo që disponon ventilatorë që mund të shiten ose të huazohen në New York duhet të kontaktojë Departamentin e Shëndetit të Shtetit.

"Ne kemi nevojë për ata ventilatorë. Ventilatorët janë në këtë luftë ato që ishin raketat në Luftën e Dytë Botërore”, tha Cuomo, raportoi CNN, tansmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat