Senati amerikan miraton pakon e shpëtimit të ekonomisë, 2 trilionë dollarë

Amerika

Senati amerikan miraton pakon e shpëtimit të ekonomisë, 2 trilionë dollarë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:37
Ilustrim

Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj historik prej 2 trilion dollarësh. senati

Paketa është për të shpëtuar ekonominë e SHBA-së si dhe për ndihmën ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka çrregulluar shoqëritë në mbarë botën.

Tani, projektligji kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve. Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë.

Ekspertët e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë shprehën alarmin për ritmet e infektimit me koronavirus në Nju Jork dhe këshilluan personat që kanë qenë në atë qytet, që të vendosen në karantinë për 14 ditë. Koordinatorja për përgjigjen ndaj koronavirusin, Dr. Deborah Birx paraqiti statistika alarmante për përhapjen e virusit në Nju Jork.

“Vazhdojmë të mbetemi thellësisht të shqetësuar për qytetin e Nju Jorkut dhe zonës përreth”, tha ajo. “Është një situatë shumë serioze. Ajo që po shohim është se njerëzit në mënyrë të kuptueshme duan të ikin nga Nju Jorku”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat