40,000 punonjës mjekësorë në pension kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar New York-un

Amerika

40,000 punonjës mjekësorë në pension kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar New York-un

Nga: E.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:47
Andrew Cuomo

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo tha se numri i vullnetarëve gjatë krizës koronavirus ka qenë frymëzues.

Cuomo tha se 40,000 punonjes mjekësor në pension kane dalur vullnetarë, me 12,000 njerëz më shumë për një ditë të cilët kanë dalur vullnetarisht për të ndihmuar në punën në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Po ashtu, kanë qenë 8.600 profesionistë të shëndetit mendor që janë vullnetarë.

"Kohët e lehta nuk e krijojnë karakterin. Janë periudhat e vështira që krijojnë atë, "tha ai.

Nderkaq deri më tani, të paktën 37,258 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirus në të gjithë shtetin e New York, u tha ne deklarate. 

Përveç kësaj:

5.327 persona aktualisht janë shtruar në spital
1.290 pacientë janë në kujdesin intensiv
1.517 pacientë janë larguar pasi janë shtruar në spital

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat