100 të vdekur në 24 orë në Nju Jork

Amerika

100 të vdekur në 24 orë në Nju Jork

Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:42
Andrew Cuomo

Shteti amerikan i Nju Jorkut kaloi një prag të zymtë të enjten, me 100 banorë që gjetën vdekjen nga koronavirusi në një periudhë 24-orëshe, ndërsa guvernatori paralajmëroi se numrat do të vazhdojnë të rriten.

"Numri i vdekjeve po rritet," u tha Andrew Cuomo gazetarëve. Me vdekjet e fundit, 385 kanë humbur jatë nga virusi në shtetin e Nju Jorkut.

Ai tha se vdekjet janë kryesisht në mesin e pacientëve që kanë qëndruar në ventilatorë për javë të tëra. COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është një virus i frymëmarrjes dhe shumë pacientë kanë vështirësi në frymëmarrje, duke kërkuar ndihmën e një makinerie për ta lehtësuar gjendjen.

"Tani kemi njerëz që kanë qenë në ventilatorë për 20, 30 ditë," tha guvernatori Cuomo. "Sa më gjatë të jeni në një ventilator, aq më shumë të ngjarë ka se nuk do të dilni nga ventilatori. Kjo është ajo që po ndodh ”.

Ky është një zhvillim shqetësues, pasi ka 1.300 pacientë me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv të këtij shteti - në shtretërit spitalorë të pajisur me ventilatorë.

Cuomo tha se në situata normale mjekësore, pacientët zakonisht mund të përdorin një makinë për 3-4 ditë, ndërsa pacientët me koronavirus mesatarisht 11-21 ditë.

Shteti i 19.5 milion banorëve është bërë një pikë e nxehtë globale për virusin. Tani ka më shumë se 37,000 raste të konfirmuara në të gjithë vendin. Më shumë se 5.300 njerëz janë mjaft të sëmurë për t'u shtruar në spital. Shumë më tepër mund të kenë virusin, por nuk plotësojnë kriteret për t'u testuar.

Cuomo ka një ekip që po punon për të blerë ventilatorë të rinj për të përmbushur nevojat e parashikuara në shtetin e tij, kur rastet ka të ngjarë të arrijnë kulmin brenda 2-3 javësh. Cuomo ka thënë se ata po përpiqen të sigurojnë 30,000 makina. Deri më tani ata kanë rreth 12,000.

Nju Jorku po praktikon gjithashtu "ndarjen" e ventilatorëve - duke vendosur nl një makinë dy grupe tubash në mënyrë që të ndihmojnë njëkohësisht dy njerëz./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat