Babai i 6 fëmijëve gëzonte shëndet të plotë, por nuk i mbijetoi dot koronavirusit

Amerika

Babai i 6 fëmijëve gëzonte shëndet të plotë, por nuk i mbijetoi dot koronavirusit

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:51
Adolph Mendez me familjen

Një baba i gjashtë fëmijëve ka ndërruar jetë 2 ditë pasi u infektua me koronavirus. Bashkëshortja e tij ngriti alarmin se kjo sëmundje mund ti prekë të gjithë.

Adolph Mendez, 44 vjeç ishte mësues fëmijësh në Texas, ShBA.

Pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 të martën, gjendja e tij u përkeqësua dhe të enjten ndërroi jetë. Ditën kur vdiq, Texas regjistroi 1651 të infektuar dhe 21 viktima.

Adolph gëzonte shëndet të plotë por nuk i mbijetoi dot infeksionit që i preku mushkëritë. Bashkëshortja e tij Angela foli për ‘Herald Zeitung’ duke thënë se sëmundja është e vërtetë dhe vret çdokënd.

‘Ju dëgjoni se njerëzit që vdesin janë të vjetër ose kanë sëmundje të tjera, por ai nuk kishte asnjërën dhe virusi i mori jetën. Kjo mund ti ndodhë çdo njeriu, nuk është thjesht një histori që i ndodh njerëzve në të gjithë botën. Është këtu dhe është e vërtetë, arrin të vrasë çdo person, ashtu siç bëri me bashkëshortin tim’, tha nëna e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat