New York buzë mbylljes, një person vdes çdo 17 minuta nga koronavirusi

Amerika

New York buzë mbylljes, një person vdes çdo 17 minuta nga koronavirusi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

New York mund të mbyllet nga Presidenti amerikan, Donald Trump pasi numri i vdekjeve globale nga koronavirusi arriti në 30 mijë dhe numri i të infektuarve u dyfishua brenda një javë në 617 mijë e 63.

Qyteti që nuk fle kurrë mund të mbyllet plotësisht, pasi koornavirusi tani po vret një banor çdo 17 minuta, shkruan Daily Express.

Shtëpia e miliona njerëzve është bërë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA, që nga rasti i parë,  28 ditë më parë, ky virus ka vrarë 728 persona dhe infektuar 52 mijë 318.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se po mendonte për një karantinë “afatshkurtër, dy javë”. Ai tha se kjo gjithashtu do të kufizojë udhëtimin.

Mjekët në qytet paralajmëruan gjithashtu që spitalet mund të pësonin kolaps brenda javës për shkak të mungesës së pajisjeve jetike.

Covid-19 deri më tani ka vrarë 1 mijë 842 amerikanë dhe ka infektuar 111 mijë 115.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat