Më shumë se 1.000 vdekje nga Covid-19 në New York

Amerika

Më shumë se 1.000 vdekje nga Covid-19 në New York

Nga: E.B Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:43
Ilustrim

New York ka regjistruar më shumë se 1.000 vdekje të lidhura me koronavirusin që nga mëngjesi, thotë një zyrtar i shtetit për CNN. Nga ky numër i përgjithshëm 965 vdekje janë regjistuar vetëm të dielën, të cilat i njoftoi Gov. Andrew Cuomo.

Thirrja e guvernatorit për shtetin në eksperiencën më të keqe pandeminë e koronavirusit në SH.B.A. ka rezultuar që të ketë më shumë staf mjekësor, një rritje të furnizimeve mjekësore dhe një spital në Central Park që pritet të funksionojë nesër.

Organet përkatëse bëjnë thirrje që banorët të vazhdojnë izolimin në shtëpi dhe mbajtjen e distancës sociale, duke shpresuar se ky virus do të tejkalohet me sa më pak dëme që të jetë e mundur, shkruan CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat