SHBA: Demokratët shtyjnë kuvendin për emërimin e kandidatit presidencial

Amerika

SHBA: Demokratët shtyjnë kuvendin për emërimin e kandidatit presidencial

Më: 3 prill 2020 Në ora: 06:22
Joe Biden

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokrate po e shtyn Kuvendin e saj për emërimin e kandidatit për president për në javën e 17 gushtit.

Ky vendim erdhi pasi Joe Biden, që pothuajse është e sigurt që do të jetë kandidati i kësaj partie, tha se nuk mendonte se ishte e mundur të mbahej një kuvend normal në korrik për shkak të koronavirusit.

Pandemia po detyron demokratët dhe repubikanët që të rishikojnë planet për kuvendet e tyre në verë, që tradicionalisht shënojnë fillimin e fazës intensive të sezonit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Zoti Biden e bëri deklaratën në një intervistë të mërkurën në mbrëmje në televizionin NBC. Republikanët po shprehin bindjen se mund ta mbajnë kuvendin e tyre që është planifikuar të mbahet në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat