SHBA/ Shtëpia e Bardhë rekomandon mbajtjen e maskave

Amerika

SHBA/ Shtëpia e Bardhë rekomandon mbajtjen e maskave

Më: 4 prill 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë pritet ti këshllojë amerikanëve në zonat e nxehta të koronavirusit të mbajnë maska mbrojtëse apo shall, në publik, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së tij. Presidenti Donald Trump, sidoqoftë, tha se një udhëzim i tillë nuk do të jetë i detyrueshëm. Banorëve të Nju Jorkut, epiqendra e epidemisë në SHBA, iu është kërkuar tashmë të mbulojnë fytyrat në publik.

Zyrtari më i lartë i shëndetësisë, Antoni Fauci, ka thënë se beson që të gjitha shtetet duhet të lëhsojnë urdhëra për qëndrimin në shtëpi ndërkohë që bilanci i viktimave në SHBA ka kaluar tashmë shifrën 6 mijë. “Unë nuk e kuptoj përse kjo nuk po ndodh”, tha Fauci për CNN.

“Nëse shikon se çfarë po ndodh në këtë vend, thjeshtë nuk e kuptoj përse kjo nuk po ndodh. Duhet të shpejtojmë të ulim shifrat”, tha ai duke iu referuar shkallës së infektimeve dhe viktimave. Komentet e Faucit, që kryeson institutin kombëtar të sëmundjeve infektive dhe alergjike, duket se bien ndesh me ato të Trump, që ka hedhur poshtë në vazhdimësi nocionin e një karantine kombëtare.

“Është diçka e tmerrshme të thuash: Mbyllni gjithçka. Duhet të jemi pak fleksibël”, tha Trump. Nju Jorku është zona më e goditur me 1562 viktima të pandemisë, raporton universiteti John Hopkins. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po rivlerëson udhëzimet e saj për maskat mbrojtëse ndërsa ekspertët po punojnë për të gjetur mënyra për të luftuar virusin shumë ngjitës.

COVID-19 transmetohet mes stërkalave të kollës apo teshtimës, por ka përplasje në lidhje me distancën në të cilën mund të arrijë ai dhe nëse maskat janë të vlefshme kur përdoren nga publiku. OBSH rekomandon që maskat mbrojtëse janë efektive vetëm të kombinuara me larjen e kujdesshme të duarve dhe distancimin social dhe deri më tani nuk i ka rekomanduar për personat e shëndetshëm.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë ekspertë tani thonë se ato ndihmojnë. Ata argumentojnë se nëse publiku përdor maska, kjo do të pengonte që pacientët asimptomatikë, të mos përhapnin virusin tek të tjerët. Të enjten, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, i kërkoi njujorkezëve të mbulojnë fytyrat kur dalin jashtë, por jo të përdorin maskat kirurgjikale, që mungojnë në treg.

Mund të jetë një shall- tha ai. mund të jetë diçka që ju e bëni në shtëpinë tuaj. Jo domosdoshmërisht një maskë kirurgjikale. Në fakt ne nuk duam që ju ti përdorni ato pasi janë më të nevojshme për mjekët e infermierët. Ndërkohë në Laredo të Teksasit, banorët përballen me një gjobë prej 1 mijë dollarësh, nëse nuk mbulojnë hundën dhe gojën kur janë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat