Shkencëtarët i drejtohen Shtëpisë së Bardhë: Koronavirusi nuk do largohet as në mot të ngrohtë

Amerika

Shkencëtarët i drejtohen Shtëpisë së Bardhë: Koronavirusi nuk do largohet as në mot të ngrohtë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një panel shkencor prestigjioz i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë të martën duke u shprehur se koronavirusi nuk do të largohet pasi të ngrohet moti.

Presidenti Donald Trump ka pohuar në deklaratat e tij se "kur koha të ngrohet, koronavirusi mrekullisht do largohet".

Por këtë e ka mohuar një panel shkencor prestigjoz, ku në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë shprehet se koronavirusi nuk do largohet edhe pasi koha të ngrohet.

Në letrën e tyre, anëtarët e një komiteti të Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë thanë se ekzistojnë disa prova që tregojnë se temperaturat e larta ndikojnë kundër koronavirusit, por imuniteti i njerëzve është shumë i dobët ndaj tij, prandaj nuk do jetë aq e lehtë për ta parandaluar.

"Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetojë më pak efikasitet në mjedise me temperaturë më të lartë, sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit të hostit globalisht, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes”, thuhet në letër.

Letra vuri në dukje shembullin e një studimi në Kinë, ku tregonte se edhe në kushte maksimale të temperaturës dhe lagështisë, virusi përhapet në mënyrë eksponenciale.

Letra thekson se në botën e vërtetë, virusi po përhapet edhe në vendet me mot të ngrohtë.

"Duhet të kemi parasysh se edhe vendet që aktualisht kanë një klimë verore si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit. Nuk supozohet aspak një rënie e rasteve me koronavirus nga klima e ngrohtë apo lagështia e madhe, shkruhet në letër.

Shkencëtarët i dërguan këtë letër, Kelvin Droegemeier në Zyrën e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat