​Rënia më e madhe e prodhimit në Amerikë pas Luftës së Dytë Botërore

Amerika

​Rënia më e madhe e prodhimit në Amerikë pas Luftës së Dytë Botërore

Më: 15 prill 2020 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Prodhimi dhe industria e përgjithshme në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënien më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

Rezerva Federale tha sot se prodhimi ka rënë me 6.3 për qind muajin e kaluar, kryesisht për shkak të rënies në prodhim në industrinë e automjeteve, ku u mbyllën të gjitha fabrikat.

Në përgjithësi, prodhimi industrial, i cili përfshin fabrikat, shërbimet komunale dhe minierat, ra me 5,4 për qind, rënia më e madhe që nga viti 1946 dhe tejkaloi pritjet pesimiste të ekonomistëve.

Prodhimi i makinave dhe pjesëve të automjeteve ra me 28 për qind, në ndërmarrjet e shërbimeve me 3.9 për qind dhe në minierat dy për qind, pasi shfrytëzimi i naftës dhe gazit u ul.

"Parashikimet e industrisë janë të errëta, prodhimi do të bjerë edhe më tej në prill," thonë James Watson dhe Gregory Dako nga Oxford Economyics.

Ata besojnë se ndërprerjet e më dha në zinxhirin e furnizimit, aktiviteti i zvogëluar i energjisë dhe kushtet e shtrënguara financiare do të vazhdojnë të ndikohen negativisht dhe se prodhimi industrial mund të bjerë në përgjithësi me 15 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat