New York, foshnja 5 muajshe vdes nga koronavirusi

Amerika

New York, foshnja 5 muajshe vdes nga koronavirusi

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:24
Ilustrim

Një foshnjë vetëm 5 muajshe, vajza e një zjarrfikësi, gjeti vdekjen nga koronavirusi në New York, SHBA, duke u bërë një prej viktimave më të reja të pandemisë.

Vogëlushja me emrin Jay Natalie, gjeti vdekjen pas thuajse një muaji trajtim në spitalin e Bronx.

E mitura ishte shtruar në 21 mars, për shkak të temperaturës shumë të lartë, ndërkohë që kishte edhe probleme kardiake.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore federale, në SHBA, duke nisur nga 2 prilli kanë gjetur vdekjen tre fëmijë me moshë nga 1 deri në 14 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat