Kontakt me një të infektuar në Shtëpinë e Bardhë/ Doktori i mirënjohur amerikan vetëkarantinohet!

Amerika

Kontakt me një të infektuar në Shtëpinë e Bardhë/ Doktori i mirënjohur amerikan vetëkarantinohet!

Më: 10 maj 2020 Në ora: 09:16
Anthony Fauci

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i grupit të Task Force për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci deklaroi për CNN se do të nisë një “karantinim të modifikuar”, pasi pati kontakte “të rrezikut të ulët” me një person pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Vlerësimi i “rrezikut të ulët” nënkupton se ai nuk ishte në afërsi të personit që rezultoi pozitiv gjatë kohës kur ku person nuk dihej se ishte prekur nga virusi.

Ai nuk është duke bërë një karantinë të plotë si Dr. Stephen Hahn, komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave. Hahn ra në kontakt me një individ që ishte pozitiv për koronavirus.

Zyrtarët nuk e kanë identifikuar personin ndaj të cilit janë ekspozuar zyrtarët shëndetësorë. Por ju kujtojmë se Katie Miller, sekretari i shtypit për zëvendëspresidentin Mike Pence, rezultoi pozitiv të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat