Mike Pence nuk rri më në vetizolim, nesër kthehet në zyre

Amerika

Mike Pence nuk rri më në vetizolim, nesër kthehet në zyre

Më: 12 maj 2020 Në ora: 00:56
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, nuk do të hyjë në karantinë përkundër që disa pjesëtarë të stafit të tij – përfshirë edhe sekretarin për shtyp të zyrës së tij – kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Guardian.

“Zëvendëspresidenti Pence ka rezultuar negativ në testet që i janë bërë pothuajse cdo ditë dhe që nesër planifikon të kthehet në zyrën e tij, në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë zëdhënësi i zyrës së Pence, Devin O’Malley.

Disa figura të taskforcës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë edhe doctor Anthony Faucin kanë hyrë në izolim dyjavor pasi kishin kontakt me një anëtar të stafit që rezultoi pozitiv me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat