COVID-19 dhe sfidat e punonjësve të kujdesit shëndetësor

Amerika

COVID-19 dhe sfidat e punonjësve të kujdesit shëndetësor

Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:27
Ilustrim

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara kanë ndarë vazhdimisht frikën dhe përvojat e tyre lidhur me trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Nga perspektiva e infektimit me koronavirus, tek zhvillimi i stresit post-traumatik, puna është bërë një barrë e rëndë për personelin mjekësor gjatë kësaj pandemie.

Mjekët dhe infermierët në mbarë Shtetet e Bashkuara vazhdimisht përdorin veshjet mbrojtëse për të trajtuar pacientë të tmerruar nga problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ekspertët e rrugëve të frymëmarrjes janë përgjegjës për kyçjen e tubave të respiratorit dhe janë disa centimetra afër pacientit dhe virusit ngjitës COVID-19.

Kjo është një procedurë e zakonshme, por në këtë kohë krize asgjë nuk është rutinore.

"Kur jeni afër pacientëve të infektuar me COVID-19, ju jeni shqetësuar dhe pyesni veten nëse jeni të mbrojtur ose të mbuluar në mënyrë të duhur", thotë Samantha Kuzmanovski, infermiere në repartin e anestezisë të spitalit DMC Sinai-Grace.

Në spitalin Mount Sinai në qytetin e Nju Jorkut, ku janë trajtuar qindra pacientë të infektuar me Covid-19, rreth 20 për qind e ekipit të anesteziologjisë është diagnostikuar me koronavirus, thotë Dr. Andrew Leibowitz, drejtues i repartit.

Në kohë normale, këta ekspertë punojnë me pacientë që kanë nevojë për ndihmë për frymëmarrje gjatë operacioneve për të trajtuar plagët me armë zjarri dhe raste të tjera urgjente.

Ajo që ka ndryshuar tani është numri i madh i pacientëve me koronavirus që janë në gjendje kritike, niveli i lartë infektues i pacientëve që përdorin respiratorët.

"Kështu duken tubat e frymëmarrjes. Ai vendoset te pejzat e zërit në fytin e pacientëve", thotë Robert Wedge, anestezist në Spitalin Munson në qytetin e Sharlevoit në Miçigan.

Frika nga infeksioni nuk është shqetësimi i vetëm i madh për ekspertët e rrugëve të frymëmarrjes. Fati i pacientëve të tyre është një barrë e rëndë për ata.

Disa spitale në Kinë dhe Itali kanë raportuar nivele të mbijetesës prej rreth 20 për qind për pacientët e infektuar me COVID-19 që kanë përdorur respiratorët. Shifrat e raportuara nga disa spitale amerikane janë pak më të vogla. Por, sipas një raporti pothuajse 1 milion pacientë amerikanë do të kenë nevojë për trajtim me respiratorë në një moment gjatë pandemisë së koronavirusit.

"Unë mendoj se nëse jeni në këtë profesion duhet të keni një lloj empatie për këta njerëz. Ata janë vetëm, shumica e tyre kanë frikë, nuk e dinë se çfarë po ndodh, nuk e dinë nëse do të zgjoheni me një tub frymëmarrjeje apo nuk do të zgjohen fare", thotë Kuzmanovski

Në pikat e nxehta si Nju Jorku dhe Detroiti, disa spitale raportojnë përdorim të tubave të frymëmarrjes për 20 ose më shumë pacientë të prekur nga COVID-19 brenda një dite. Shumica e tyre nuk mbijetojnë.

"Ju e kuptoni kur ata të shikojnë ndërsa i jepni ilaçet se teorikisht mund të jeni personi i fundit që ata shohin në jetë," thotë Robert Wedge, anestezist në Spitalin Munson në qytetin e Sharlevoit në Miçigan.

Kjo është një barrë e rëndë emocionale për të gjithë personelin mjekësor.

Shoqata Amerikane Mjekësisë po inkurajon spitalet që të ofrojnë burime të shëndetit mendor për mjekët dhe punonjësi e tjerë që trajtojnë pacientët me Covid-19.

Universiteti i Kalifornisë në San Francisko dhe disa spitale të tjera amerikane po ofrojnë mbështetje për trajtimin e stresit nga puna përmes videokonferencave për personelin e tyre mjekësor.

"Unë mendoj se do të ketë një sasi të konsiderueshme ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik si rezultat i kësaj pandemie. Dhe unë shpresoj që ne do ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë të duhur", tha Dr. Roy Soto, anestezist në Spitalin e Bomontit./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat