Kolumbia vazhdon masën për karantinë deri më 31 maj

Amerika

Kolumbia vazhdon masën për karantinë deri më 31 maj

Më: 20 maj 2020 Në ora: 10:30
Ilustrim

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque Marquez e konfirmoi vendimin.

Kolumbia po zgjat masat e saj për karantinë deri më 31 maj, njoftoi Presidenti Ivan Duque Marquez, raporton Cnn.

“Pasi të mbarojnë këto masa, do të fillojë një fazë e re në të cilën kolumbianët jetojnë në bashkëjetesë me virusin”, tha Presidenti.

Sidoqoftë, kufijtë dhe transporti do të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të qershorit, ndërsa restorantet, baret dhe shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri në gusht, tha Duque.

Kolumbia ka konfirmuar 16.935 raste të koronavirusit dhe 613 vdekjeve të lidhura, sipas Universitetit Johns Hopkins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat