SHBA me numër të madh të të konfirmuarve me coronavirus – Trump thotë se këtu ka “edhe diçka të mirë”

Amerika

SHBA me numër të madh të të konfirmuarve me coronavirus – Trump thotë se këtu ka “edhe diçka të mirë”

Më: 20 maj 2020 Në ora: 10:49
Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, e sheh si “diçka të mirë” faktin se vendi i udhëhequr nga ai ka numër të madh të të konfirmuarve me coronavirus.

“Unë e shoh këtë, në një aspekt, si një gjë të mirë sepse kjo tregon se testimi ynë po shkon shumë mirë”, citohet të ketë thënë Trump.

Ndryshe, SHBA-të kanë deri më tani 1,5 milion raste të konfirmuara me coronavirus dhe rreth 92,000 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Po sipas të njëjtave të dhëna, Rusia është e dyta, me rreth 300 mijë raste të konfirmuara me coronavirus.

Siç është bërë e ditur, të hënën, Trump kishte mbajtur takimin e parë të kabinetit, që nga shpërthimi i coronavirusit në SHBA.

Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci federale, SHBA kishte kryer 12.6 milionë teste të coronavirusit deri të martën.

Përkundër kësaj, Komiteti Kombëtar Demokratik kritikoi komentet e presidentit republikan, duke vlerësuar se 1.5 milion rastet me COVID-19 në SHBA përfaqësojnë “një dështim të plotë të udhëheqjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat