Brazili raporton gati 20 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

Brazili raporton gati 20 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 21 maj 2020 Në ora: 08:52
Ilustrim

Brazili ka publikuar bilancin e ditës së fundit të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

Brazili shënoi rritjen më të lartë në rastet e koronavirusit brenda 24 orëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit të mërkurën, raporton Reuters.

Janë regjistruar rreth 19.951 infeksione të reja, duke sjellë në total 291,579 raste të konfirmuara të vendit.

Brazili gjithashtu raportoi 888 vdekje, duke sjellë shifrën në nivelin kombëtar në 18.859 vdekje, tha ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat