Brenda pesë ditësh rrëzohen dy aeroplanët më të mirë luftarakë amerikanë

Amerika

Brenda pesë ditësh rrëzohen dy aeroplanët më të mirë luftarakë amerikanë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:43
Foto

Një aeroplan luftarak i Forcës Ajrore të SHBA-F-35A u rrëzua të martën ndërsa ishte duke zbarkuar në bazën Eglin, thanë zyrtarët e forcave ajrore, sipas CBS.

Rrëzimi i këtij aeroplani ndodhi vetëm katër ditë pas rrëzimit të një aeroplani tjetër luftarak afër së njëjtës bazë.

Pastaj një aeroplan F-22 u rrëzua gjatë stërvitjes. Në të dy rastet, pilotët u hodhën me sukses jashtë dhe askush nuk u lëndua.

Gjithashtu, nuk ka pasur dëme në prona civile. Një hetim është nisur në të dy rastet.

Aeroplanët F-35A dhe F-22 janë ndër aeroplanët luftarakë më modernë në botë, dhe F-22 konsiderohet aeroplani më i mirë në llojin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat