Ratcliffe bëhet Drejtor i Inteligjencës amerikane, ja si e uron Grenell - Bota Sot
Ratcliffe bëhet Drejtor i Inteligjencës amerikane, ja si e uron Grenell

Amerika

Ratcliffe bëhet Drejtor i Inteligjencës amerikane, ja si e uron Grenell

Më: 21 maj 2020 Në ora: 18:53
John Ratcliffe

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar John Ratcliffen si shef të ri të Inteligjencës.

Kongresisti nga Teksasi u konfirmua në Senatin e ndarë. Ai mori 49 vota pro, ndërsa pati 44 kundër.

Këtë pozitë deri tash e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre. Grenell, që është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Vetë Grenell e ka uruar menjëherë Ratcliffen. “Urime Ratcliffe, do të jesh Drejtori më i mirë i Inteligjencës Kombëtare ndonjëherë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat