Argjentina shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit - Bota Sot
Argjentina shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Amerika

Argjentina shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:37
Ilustrim

Argjentina i ka raportuar 718 raste të reja të koronavirusit të premten. Kjo është shifra më e lartë ditore e infektimeve që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin e dytë më të madh të Amerikës Jugore shkoi në 10,649 persona, shkruan “Anadolu”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 433, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

Qeveria argjentinase ka marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e virusit të ri, përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve si dhe ndërprerjen e fluturimeve deri më 1 shtator.

Pasi ishte shfaqur fillimisht në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi i ri tashmë është përhapur në 188 shtete dhe rajone të botës.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë prekur më së shumti, por duket se Amerika Jugore do të jetë vatra e re e përhapjes pasi Brazili po shënon shifra alarmante të rasteve dhe viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat