Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 500 viktima nga Covid-19 dhe 19,056 raste të reja, sipas të dhënave nga universiteti John Hopkins.
Deri më tani numri total i vdekjeve ka arritur në 98,220 ndërsa i të infektuarve në 1,662,302.
Nju Jorku mbetet shteti më i prekur me 362,764 të infektuar dhe 29,229 viktima, e ndjekur nga Ilinois dhe Kalifornia.
Presidenti Donald Trump deklaroi ditë më parë se SHBA nuk do të mbyllet përsëri edhe nëse numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të rritet.