Protesta tjera në SHBA pasi një grua me ngjyrë ishte vrarë në banesën e saj

Amerika

Protesta tjera në SHBA pasi një grua me ngjyrë ishte vrarë në banesën e saj

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:57
Protesta tjera në SHBA

Një noter me emrin Kenneth Walker lëshoi ​​një audio të enjten kur ai kishte thirrur emergjencën pasi e dashura e tij Breonna Taylor u qëllua dhe u vra në Louisville në shtëpinë e saj në muajin mars. 

Në thirrjen telefonike Kenneth Walker i thotë operatorit 911 se, “Dikush u fut në derë dhe qëlloi të dashurën time”, shkruan CNN.

Taylor u qëllua të paktën tetë herë në mars kur tre oficerë hynë në apartamentin e saj në Kentucky sepse kishin një urdhër kërkimi ndaj disa narkotikëve.

Walker u akuzua më vonë për tentim vrasje të një oficeri policie dhe sulm të shkallës së parë, por prokurorët ngritën një mocion javën e kaluar për të hedhur poshtë akuzat.

“Kjo është e papranueshme”, tha avokati i Kenneth Walker, Sam Aguiar në një deklaratë të enjten.

“Kenneth Walker është një njeri i shkëlqyeshëm. Ai qëndroi pranë Breonna-s. Ai humbi dashurinë e jetës së tij dhe më pas shkoi në burg pasi bëri gjithçka mirë, ashtu siç duhej. Ai nuk e kishte idenë se kush kishte hyrë në shtëpi dhe kishte vrarë të dashurën”.

FBI ka hapur një hetim mbi incidentin.

Disa protestues janë mbledhur këtë javë për të kërkuar drejtësi për Taylor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat