Presidenti Donald Trump shpërndau një letër, ku thotë se protestuesit në Shtëpinë e Bardhë janë “terroristë”

Amerika

Presidenti Donald Trump shpërndau një letër, ku thotë se protestuesit në Shtëpinë e Bardhë janë “terroristë”

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:56
SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau një letër në Twitter nga një prej avokatëve të tij, ku i përshkruan protestuesit jashtë Shtëpisë Bardhë si “terroristë”

Sipas mediave të huaja, ai tha se letra e John Dowd, i cili e përfaqësonte atë gjatë një hetimi të Rusisë, “ishte me interes për popullin amerikan”.

Letra e Dowd ishte si përgjigje ndaj ish Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, pasi ky i fundit tha se ishte i tmerruar nga përdorimi i forcës kundër protestuesve kryesisht paqësorë në Sheshin Lafayette, afër Shtëpisë së Bardhë.

Kështu të hënën protestuesit u sulmuan me gaz lotsjellës dhe predha gome, në mënyrë që Trump të parakalonte drejt kishës Episkopale të Shën Gjonit për të pozuar për një foto me Bibël, shkruan Huffington Post.

Avokati i Trump, tha së fundmi që protestuesit ishin të dhunshëm.

“Protestuesit pranë parkut Lafayette nuk ishin paqësorë, ata janë terroristë”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat