Ndodh edhe kjo në SHBA: Prostituta u ofron seks falas policëve, si reagojnë ata - Bota Sot
Ndodh edhe kjo në SHBA: Prostituta u ofron seks falas policëve, si reagojnë ata

Amerika

Ndodh edhe kjo në SHBA: Prostituta u ofron seks falas policëve, si reagojnë ata

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 13:04
Phoenix Divina

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një proteste në Teksas, e cila u mbajt në kuadër të valës së protestave që kanë përfshirë mbarë SHBA-në pas mbytjes brutale të afroamerikanit, George Floyd, i cili vdiq teksa një oficer policie i vendosi gjurin mbi qafë për gati 9 minuta.

Një prostitutë e cila mban pseudonimin Phoenix Divina, shihet në një video të bërë virale në rrjet, teksa i propozon policëve që të linin detyrën që t’iu ofronte seks falas.

Në videon e postuar në Twitter, ajo dëgjohet të thotë:

Unë do bëj seks falas me çdo oficer policie që ikën nga puna sot. Kjo ofertë e mirë është deri në fund të mbrëmjes. Unë kam shumë karta biznesi. Hidhini armët tuaja! Bëhuni një herë qenie njerëzore në jetën tuaj!

Siç shihet në video një prej policëve mbetet i shtangur, ndërsa i thotë se është i martuar.

Ndërsa prostituta vijon duke i thënë se ata i duan vajzat si ajo, madje i akuzon për përdhunime dhe arrestime të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat