Një tjetër George Floyd/ Del videoja ku policia “mbërthen” afro-amerikanin e ndjerë - Bota Sot
Një tjetër George Floyd/ Del videoja ku policia “mbërthen” afro-amerikanin e ndjerë

Amerika

Një tjetër George Floyd/ Del videoja ku policia “mbërthen” afro-amerikanin e ndjerë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 09:52
Pamje nga video

Teksa vazhdojnë protestat në Amerikë (dhe jo vetëm) sa i takon vdekjes së George Floyd-it, gjatë arrestimit të tij nga policia e Minneapolis-it, një tjetër video ka shokuar mbarë vendin.

Së fundmi është publikuar një video, e cila shfaq arrestimin fatal të një shtetasi afrikano-amerikan që ka ndërruar jetë.

Mjekët mjeko-ligjorë të Tacoma, në shtetin e Uashingtonit, kanë bërë të ditur se kanë vërtetuar që Manuel Ellis, 33 vjeç, ndërroi jetë nga hipoksia, pra mungesa e oksigjenit në të gjithë organizmin, e shkaktuar nga fakti që policët, pasi i shtrënguan prangat, e mbajtën atë të mbërthyer në tokë.

Sipas raportimeve nga Tacoma News Tribune, Ellis, vdiq pasi kishte konsumuar sasi të mëdha droge, por mjekët ligjorë të zyrës së ekzaminerit mjekësor të Pierce County përcaktuan se nuk ishte droga shkaku i vdekjes.

Në ditën e dhjetë të protestave pas vdekjes së George Floyd, Amerika vazhdon të protestojë. Shtetrrethimi është vendosur në Los Angeles, Washington, Atlanta dhe Minneapolis, ku zhvillohen ceremonitë e funeralit të Floyd.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat