Trump jep urdhër që të tërhiqen trupat e Gardës Kombëtare nga protesta

Amerika

Trump jep urdhër që të tërhiqen trupat e Gardës Kombëtare nga protesta

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 16:38
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë urdhër që të tërhiqen trupat e Gardës Kombëtare nga protesta.

Trump përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai ka dhënë urdhër që trupat e Gardës Kombëtare do të tërhiqen, por mund të kthehen sërish në pozicionin e tyre nëse është e nevojshme.

‘Sapo kam dhënë urdhërin që Garda jonë Kombëtare të fillojë procesin e tërheqjes nga Uashingtoni, D.C., tani që gjithçka është nën kontroll. Ata do të largohen nga protesta për në shtëpinë e tyre, por mund të kthehen shpejt, nëse është e nevojshme. Shumë më pak protestues u shfaqën mbrëmë nga sa pritej”, ka shkruar Trump.

Kujtojmë që Trump ditë më parë kishte urdhëruar shfaqjen e 3 mijë trupave nga Garda Kombëtare për t’i ndalur protestuesit të cilët ishin revoltuar nga vdekja e George Floyd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat