Polici që akuzohej për rastin e George Floyd, lirohet nga burgu

Amerika

Polici që akuzohej për rastin e George Floyd, lirohet nga burgu

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 11:16
Thomas Lane

Thomas Lane, një nga katër policët nga Minneapolis që akuzohej për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, është liruar nga burgu pasi ka paguar kaucionin.

Avokati i 37-vjeçarit, njëherit ish-polici Earl Gray ka konfirmuar se për Lane është paguar kaucioni në vlerë prej 750 mijë dollarë, që do të thotë që Lane obligohet të përmbush kushtet e caktuara me qëllim që të mos arrestohet sërish.

Mediat amerikane raportojnë se paratë janë mbledhur përmes internetit – donacioneve në PayPal, që ishte dedikuar një ueb-faqe enkas për mbledhjen e fondeve për lirimin e tij nga burgu.

Në përshkrim të ueb-faqes shkruante se “kaucioni për Lane është padrejtësisht i lartë, dhe se nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë për ta shpëtuar Floydin”.

Përveç tjerash, ai vazhdimisht do të përcillet, nuk do të guxojë të bartë armë zjarri e as të rikthehet në punë si polic.

Kujtojmë që Lane është një nga tre policët nga Minneapolis që ndihmuan Derek Chauvinin në vrasjen e George Floyd. Që të katërt janë shkarkuar nga detyra, pasi që Floyd është shpallur i vdekur.

Në anën tjetër Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë, derisa mbi Lane, Kuengan dhe Taon rëndojnë akuzat për ndihmë në vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat