Plazhi i njohur kthehet në varrezë masive, vendi ka regjistruar numër të madh të viktimave nga Coronavirusi - Bota Sot
Plazhi i njohur kthehet në varrezë masive, vendi ka regjistruar numër të madh të viktimave nga Coronavirusi

Amerika

Plazhi i njohur kthehet në varrezë masive, vendi ka regjistruar numër të madh të viktimave nga Coronavirusi

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:41
Rio de Janeiro, Copacabana

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së Coronavirusit.

Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Brazili renditet pas Shteteve të Bashkuara sa i përket numrit të infektimeve dhe kaloi Italinë me numrin e viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat