Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulmi që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington.
Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 07:30. “Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN.
‘Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve i plagosuri ndërroi jetë. Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- shtoi Mylett.
We are responding to a report of multiple individuals shot/stabbed 958 111th Ave NE. PIO enroute. Media staging at NE 10th/111
— Bellevue, WA Police (@BvuePD) July 12, 2020