Një tjetër rast “Floyd” në SHBA, qytetarët nisin protestat…

Amerika

Një tjetër rast “Floyd” në SHBA, qytetarët nisin protestat…

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër rast “Floyd” është shënuar në SHBA. Autoritetet në Pensilvani kanë filluar hetimet, pasi një polic është filmuar duke i vendosur gjurin në fyt një të riu me ngjyrë, duke ngjallur përsëri reagimin e opinionit publik.

Në videon e bërë virale, shikohen dy policë duke mbajtur të neutralizuar në tokë të riun me ngjyrë, i cili dëgjohet teksa kërkon ndihmë. Fatmirësisht nga ky incident nuk janë shënuar viktima, por qytetarët në Pensilvani janë ngritur në protestë dhe kanë marshuar para stacionit të policisë, për të kërkuar shpjegime për këtë rast, raporton TCh.

Shefi i policisë, Glen Granic, ka tentuar të qetësojë situatën, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar, gjithashtu zbuloi disa detaje të reja përsa i përket incidentit. Sipas shefit të policisë, i riu ishte i sëmurë dhe policët i kishte kundërshtuar e pështyrë. Më pas sipas Granic, policët e kanë dërguar të riun në spital, nga ku më pas ka qenë i lirë me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat