Koronavirusi i merr jetën ministrit të Shëndetësisë

Amerika

Koronavirusi i merr jetën ministrit të Shëndetësisë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 09:59
Jesus Grajeda

Ministri i Shëndetësisë në shtetin meksikan të Chihuahua, Jesus Grajeda, gjeti vdekjen këtë të diel, dy javë pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus.

Vdekja e tij u shkaktua për shkak të komplikimeve në zemër dhe rëndimit të gjendjes nga virusi.

Në Meksikë deri më tani numri total i të infektuarve ka shkuar në 390.516, ndërsa i viktimave në 43.680.

Bilanc i rëndë u raportua në 24 orët e fundit ku gjetën vdekjen 306 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat