Stërvitja detare në Kaliforni lë të vdekur një marins dhe zhduk tetë të tjerë

Amerika

Stërvitja detare në Kaliforni lë të vdekur një marins dhe zhduk tetë të tjerë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 18:01
Foto Ilustrim

Po bëhet një kërkim për tetë marinsa amerikane që u zhdukën gjatë një misioni trainimi në brigjet e Kalifornisë.

Anëtarët e shërbimit, të caktuar në Njësinë e 15-të të Ekspeditës Detare (MEU), po ndërmerrnin një stërvitje rutinore në brigjet jugore të Kalifornisë kur automjeti i tyre amfib sulmues hyri në ujë, raporton theindependent.

Sipas raportimeve të para, një marins ka humb jetën në vendin e ngjarjes ndërsa dy të tjerët u dërguan në një spital aty pranë; njëra është në gjendje kritike dhe tjetra të qëndrueshme.

Anija transportonte një marinar dhe 15 marinsa nga MEU e 15-të, e cila është e vendosur në Camp Pendleton, baza më e madhe detare e bregdetit perëndimor.

Pas aksidentit, filloi një kërkim masiv përmes detit dhe ajrit, me një shkatërrues të Marinës, prestar bregdetar dhe anije të ndryshme të vogla të plotësuara nga tre helikopterë detarë dhe një helikopter roje bregdetare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat