Numri i vdekjeve në SHBA shkaku i COVID-19 mund të arrin në 300 mijë persona

Amerika

Numri i vdekjeve në SHBA shkaku i COVID-19 mund të arrin në 300 mijë persona

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Studiuesit që qëndronin pas një modeli me ndikim në Universitetin e Uashingtonit, tani po projektojnë numrin e vdekjeve në SHBA, e cila mund të arrin afër 300 mijë deri më 1 dhjetor – por kjo mund të ndryshohet nëse respektohen masat – vendosja e maskave dhe distancimi shoqëror.

“Numri i vdekjeve në Amerikë shkaku i COVID-19 pritet të arrijë gati 300 mijë deri më 1 dhjetor, megjithatë, vendosja e vazhdueshme e maskës mund të shpëtojë rreth 70 mijë jetë, sipas të dhënave të reja të Institutit “Health Metrics and Evaluation” (IHME) të Universitetit të Mjekësisë së Uashingtonit”, thuhet në deklaratën, raporton CNN.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, 159.433 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë.

“Parashikohet që numri i vdekjeve në SHBA të arrin në 295,011 deri më 1 dhjetor të këtij viti”, thuhet në deklaratën e IHME-s.

Modeli nuk ka pse të bëhet realitet, tha drejtori i IHME, Dr. Christopher Murray “Sjellja e njerëzve ka një lidhje të drejtpërdrejtë me transmetimin e virusit dhe, nga ana tjetër, me numrat e vdekjeve”.

“Duke filluar nga sot, nëse 95 për qind e njerëzve do të vendosnin maska kur dalin nga shtëpitë e tyre, ai numër i përgjithshëm do të ulet në 228.227 vdekje, një rënie prej 49 për qind. Dhe më shumë se 66 mijë jetë do të shpëtonin”, thuhet në njoftimin.

Në parashikimin e saj të mëparshëm, botuar më 7 korrik, IHME kishte njoftuar se deri në muajin nëntor numri i vdekjeve do të arrin në 230.822.

Image
Tabela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat