Numri i të prekurve në SHBA arrin në pesë milionë

Amerika

Numri i të prekurve në SHBA arrin në pesë milionë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në pesë milionë të shtunën, raporton Reuters.

Sipas medieve të huaja, SHBA është vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave u rrit së fundmi në 160 mijë.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se ka të ngjarë që një vaksinë e coronavirusit të rezultojë e suksesshme deri në fund të vitit.

Ndërkaq, ditë më parë u raportua se vaksina e kompanisë amerikane Novavax, rezultoi e suksesshme në fazën e saj të parë të testimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat