Grabitje masive dhe të shtëna me armë zjarri në Chicago, arrestohen më shumë se 100 persona - Bota Sot
Grabitje masive dhe të shtëna me armë zjarri në Chicago, arrestohen më shumë se 100 persona

Amerika

Grabitje masive dhe të shtëna me armë zjarri në Chicago, arrestohen më shumë se 100 persona

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 08:09
Ilustrim

Policia në Chicago ka hap zjarr ndaj grabitësve dhe arrestoi më shumë se 100 huliganë pasi sulmuan një zonë të madhe të industrisë, duke thyer xhamat e grabitur dyqanet.

Shefi i policisë, David Brown tha se është një “krim i pastër”, dhe kryetari Lori Lightfoot theksoi se incidenti ishte i ndryshëm nga “rebelimi i justifikuar” që shpërtheu pas vdekjes së George Floydit, i cili u vra më 25 maj nga policia e Minneapolisit, raporton CNN.

“Kjo nuk ishte një protestë e organizuar. Ky ishte një incident i pastër krimi”, tha Brown në një konferencë për shtyp.

Të paktën 13 policë, një roje sigurie dhe një civil janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri, shtoi ai.

Fotografitë e dritareve të thyer të dyqaneve dhe njerëzve që iknin me duar të mbushura me mallra janë publikuar në rrjetet sociale.

Pjesa më e madhe e incidentit ka ndodhur në Michigan Avenue, në një rreth luksoz tregtie të njohur si Mile Magnificent.

Ndryshe, Brown premtoi se policia do të arrij të ndal protestën e dhunshme që po zgjat disa orë dhe nuk do të përhapet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat