Kaliforni, policia vret sulmuesin e armatosur që qëllonte pa dallim ndaj makinave në lëvizje

Amerika

Kaliforni, policia vret sulmuesin e armatosur që qëllonte pa dallim ndaj makinave në lëvizje

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 21:47
Kaliforni

Një burrë është vrarë sot nga policia në Kaliforni pas konfrontimit me armë në një pikë karburanti.

Policia e San Luis Obispo u kundërpërgjigj ndaj të shtënave në një pikë karburanti në mesditë (ora lokale), teksa i dyshuari po qëllonte pa diskriminim ndaj makinave në lëvizje dhe në drejtime të tjera të pacaktuara.

Policia tha se do të publikojë identitetin e personit kur të jenë njoftuar familjarët e tij.

Ata shtonin se nuk kishte rrezik për sigurinë e publikut pasi sulmuesi kishte vdekur në përballjen me oficerët.

Ata thanë se sulmuesi ishte i armatosur me një pushkë dhe se një grua që dukej se kishte qenë me të me herët, është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat