Biologët në New Mexico kanë dhënë alarmin pasi mijëra zogj këngësh u gjetën të ngordhura ditët e fundit, raporton BBC.
Profesoresha e Universitetit Shtetëror të New Mexico Martha Desmond i tha medias lokale se arsyeja për vdekjen masive është një mister por mund të lidhet me tymin nga zjarret, ose moti i ftohtë i fundit.
Numri i zogjve që kanë ngordhur tani mund të jetë në "miliona", tha ajo.
Shkencëtarët kanë raportuar se popullatat e shpendëve të Amerikës së Veriut kanë rënë masivisht në vitet e fundit.