Nipi i Pablo Escobar gjen 20 milionë dollarë në një nga shtëpitë e xhaxhait

Amerika

Nipi i Pablo Escobar gjen 20 milionë dollarë në një nga shtëpitë e xhaxhait

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 07:35
Pablo Escobar, Nicolas Escobar

Nipi i trafikantit më të madh të drogës të të gjitha kohërave, Pablo Escobar, ka gjetur rreth 20 milionë dollarë të fshehur në muret e një prej shtëpiave të xhaxhait të tij.

Nicolas Escobar tha se kishte pasur një “vizion” që i kishte treguar atij se ku të kërkonte për paratë, në një apartament në Medelin, Kolumbi. Ai u tha mediave lokale se nuk ishte hera e parë që gjente para në vende të pazakonta, ku xhahxi i tij i kishte fshehur për të mos ia sekuestruar Policia.

Escobar, i cili ndërroi jetë gjatë një përplasje me armë me Policinë në vitin 1993, mendohej se ishte njeriu i shtatë më i pasur në botë, me një pasuri prej 30 miliardë dollarë në kohën kur vdiq. Gjatë kohës kur drejtonte Kartelin famëkeq të Medelinit Escobar kontrollonte mbi 80% të kokainës që dërgohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithmonë kanë qarkulluar zëra për thesare të fshehura prej tij në vende të ndryshme. Nipi i tij, Nicolas, tha për televizionin kolumbian “Red+ Noticias” se ai kishte gjetur edhe një stilolaps të artë, telefona satelitorë, një kamera dhe negativin e një filmimi të regjistruar prej Escobar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat