Sulm kibernetik mbi spitalet amerikane, hakerët detyruan mjekët të regjistrojnë pacientët me laps e fletë

Amerika

Sulm kibernetik mbi spitalet amerikane, hakerët detyruan mjekët të regjistrojnë pacientët me laps e fletë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:06
Foto Ilustrim

Një nga rrjetet më të mëdha të zinxhirit të spitaleve në SHBA, ka pësuar një nga sulmet më të mëdha kibernetike në historinë e mjekësisë amerikane, shkruan NBC News.

Sistemi kompjuterik i kompanisë Universal Healthy Services, që punon në më shumë se 400 lokacione, në mënyrë të befasishme ka ndalur punën gjatë vikendit të kaluar, kurse disa spitale janë detyruar të operojnë me metoda primitive të marrjes së të dhënave, duke ia mësyrë lapsit dhe fletës për regjistrimin e pacientëve.

Kompania që e mirëmban këtë sistem nuk është deklaruar menjëherë lidhur me këtë sulm, por në ueb-faqen e saj ka njoftuar se “rrjeti i saj aktualisht është ndërprerë për shkak të probleme të sigurisë në fushën e teknologjisë informative”.

Sulmet kibernetike kanë filluar të bëhen diçka e zakonshme, por jo edhe sulmet ndaj sistemit shëndetësor. Si pasojë e tyre një pacient ka humbur jetën në fillim të shtatorit në Gjermani.

Sulmet të tilla kibernetike kryhen zakonisht gjatë vikendeve, pasi që sipas ekspertëve të kësaj fushe nuk ka mjaftueshëm ekspertë të IT-së nëpër objekte të ndryshme ku ndodhin sulmet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat