Votimi i çuditshëm i amerikanëve – gratë e qytetarët me Biden, burrat e ruralët me Trump

Amerika

Votimi i çuditshëm i amerikanëve – gratë e qytetarët me Biden, burrat e ruralët me Trump

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë mbetur edhe një javë deri në ditën kur amerikanët do të vendosin se kush do të jetë presidenti i tyre i radhës.

Kandidati demokrat Joe Biden është duke prirë në anketa, rreth 8 pikë.

Kështu kishte qenë edhe katër vjet më parë, kur presidentin aktualisht në detyrë Donald Trump e pati rivalizuar Hillari Clinton. Kjo udhëhiqte deri në katër pikë, një ditë para votimit.

Por, Clinton nuk u bë presidente. Postin e mori Trump që fitoi, duke befasuar rivalen dhe shumë tjerë.

Se a do të ndodh kështu edhe më 3 nëntor, nuk dihet.

E qartë është se gara është e fortë dhe se gjithçka mund të ndodh, pasi demografia e elektoratit amerikan është interesante.

Një hulumtim i bërë nga Pew Research Center për të dhënat që janë mbledhur nga intervistat e zhvilluara për 25 vjet, nga 1994 deri më 2019, ka gjetur se amerikanët janë shumë “partizanë” politikë dhe se ata nuk “tradhtojnë” partinë të cilës njëherë ia kanë dhënë besimin.

Për shembull, të bardhët vazhdojnë të votojnë më shumë për republikanët, e gratë më shumë për demokratët.

Amerikanët me diplomë universitare po ashtu preferojnë më tepër liberalët, ndërsa ata pa shkollim superior janë me konservatorët.

“Qytetarët” janë për demokratët ndërsa “ruralët” për republikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat