Nata dytë e dhunës

Amerika

Nata dytë e dhunës

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 00:29
Protesta në Filadelfia

Qindra protestues në Filadelfia kanë marshuar në natën e dytë radhazi, duke kërkuar drejtësi racore pasi autoritete policore ka qëlluar për vdekje një burrë me ngjyrë.

Sipas njoftimeve një person i identifikuar nga zyrtarët si Walter Wallace, 27 vjeç, u ishte afruar dy policëve të cilët i drejtuan armët pasi e paralajmëruan atë të hidhte thikën që mbante në dorë.

Siç duket në një video të postuar në mediat sociale, pas refuzimit të tij, policia hap zjarr ndaj të riut, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Familja e 27-vjeçarit ka thënë se ai është përballur me kriza të shëndetit mendor, kur autoritetet policore kanë shtënë në drejtim të tij. Policia ka thënë se e ka qëlluar atë sepse ai ka refuzuar ta hedhë thikën që mbante në dorë.

Gjithashtu gjatë protestës së mbrëmshme pranë një stacioni policie në Filadelfia katër policë u goditën me tulla, të cilët u dërguan në spital.

Forca të shtuara policore bashkë me Gardën Kombëtare janë angazhuar dhe zyrtarët kanë thënë se 30 policë janë plagosur gjatë natës së parë të përleshjeve. Autoritetet e këtij qyteti kanë akuzuar protestuesit edhe për plaçkitje të bizneseve gjatë protestave.

Demonstrimet e djeshme i shtohen valës së protestave kundër racizmit që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes në muajin Maj të afrikano-amerikanit 46-vjeçar George Floyd ndërsa arrestohej nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat